Casillas, mos u largo

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kërkuar nga portieri Iker Casillas të mos largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Strategu italian, gjatë konferencës për shtyp para duelit kundër Malagas të shtunën në La Ligë, i ka bërë thirrje kapitenit të mbetet në Santiago Bernabeu, pas deklaratave të portierit se mund të braktis…

Sport

18/10/2013 14:15

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kërkuar nga portieri Iker Casillas të mos largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Strategu italian, gjatë konferencës për shtyp para duelit kundër Malagas të shtunën në La Ligë, i ka bërë thirrje kapitenit të mbetet në Santiago Bernabeu, pas deklaratave të portierit se mund të braktis klubin në janar nëse deri atëherë nuk e rikthen statusin e titullarit.

“Iker është i rëndësishëm për përmirësimin e ambientit në ekip. Nuk kam biseduar me të rreth rrezikut për largimin e tij. Ai është portier dhe profesionist i madh. I ndihmon ekipit edhe kur nuk luan. Është një kapiten i vërtetë. Shpresoj që të vazhdojë të jetë në Real edhe në të ardhmen sepse është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Ancelotti.

“Duhet të bisedojmë, por jam shumë i kënaqur me sjelljen e tij që ka qenë gjithmonë profesionale”, u shpreh ish trajneri i PSG-së.