Casillas duhet të jetë titullar

Jorge Valdano e ka këshilluar Carlo Ancelottin t’ia japë më shpesh rastin Iker Casillasit, në pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që portieri spanjoll të jetë në formë të mirë për finalen e Lisbonës ndaj Atletico Madridit.

Sport

02/05/2014 17:57

Jorge Valdano, ish futbollist, trajner dhe zyrtar i Real Madridit, mendon se Carlo Ancelotti duhet t’ia japë rastin më shpesh portierit Iker Casillas në ndeshjet e fundit të sezonit, për të qenë sa më i përgatitur dhe në formë për duelin final të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, i cili do të zhvillohet më 25 maj në Lisbonë.

“Është një problem i madh nëse Iker mbetet në bankinë deri në fund të muajit tjetër. Nëse do të isha në vend të Ancelottit, do t’i jepja më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme, për të qenë sa më në formë për finale”, deklaroi Valdano për të përditshmen spanjolle, Marca.

Casillas ka mbrojtur këtë sezon në ndeshjet e Copa del Rey dhe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Diego Lopez është titullar në takimet e La Ligas.