Carrasco befason tifozët me klubin e ri

Yannick Carrasco raportohet se është në negociata për transferim në Superligën e Kinës.

Sport

22/02/2018 07:02

Yannick Carrasco është i gatshëm të largohet nga Atletico Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori i krahut i ekipit madrilen ka filluar bisedimet me një klub të ri.

Carrasco raportohet se është në negociata për transferim në Superligën e Kinës, përcjell ‘lajmi.net’.

Carrasco kishte zgjuar interesim nga Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kurse, tani e ardhmja e tij duket se do të jetë në Kinë. /Lajmi.net/