Capello: Real Madrid – Atletico Madrid, ky ekip do të fitojë

Fabio Capello ka mbështetur trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane të fitojë derbin e qytetit kundër Atletico Madridit.

Sport

27/02/2016 15:33

Fabio Capello pret një duel të vështirë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në derbin e qytetit në Santiago Bernabeu.

Ai ka mbështetur trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane të fitojë derbin e tij të parë, që sipas tij do t’i ndihmojë shumë për të ardhmen.

“Zidane do ta ketë shumë të rëndësishme fitoren në derbi. E dimë se Florentino nuk ka shumë durim. Por, besoj se do t’ia del”, u shpreh Capello, përcjell “Lajmi.net”.

“Problemi i Realit është në mbrojtje, që lë hapësira. Por, as sulmi i Atleticos nuk është ai më efikasi”, theksoi ai.