“Canal Plus” zbulon vendimin e Griezmannit

Antoine Griezmann do ta konfirmojë vendimin sot në një konferencë për media nga ora 14:30.

Sport

12/06/2018 11:16

Antoine Griezmann ka vendosur të mbetet në Atletico Madrid.

“Canal Plus” në Francë raporton se sulmuesi do ta konfirmojë vendimin sot në një konferencë për media nga ora 14:30.

Griezmann ka vendosur ta injorojë interesimin nga Barcelona duke pranuar ofertën e vazhdimit të kontratës në Atletico Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, Griezmann do të ketë pagë prej 23 milionë euro në sezon.

Kurse, për ta plotësuar qëndrimin e Griezmannit, Atletico Madrid është afër transferimit të shokut të tij nga ekipi i Francës, sulmuesit të Monacos, Thomas Lemar. /Lajmi.net/