Cana beson në Europa League

Lorik Cana është optimist se Lazio mund të luajë në Europa League sezonin tjetër. Mirëpo, futbollisti kosovar thekson se Biancocelesti duhet t’i fitojnë tri ndeshjet e fundit të sezonit, për ta arritur këtë.

Sport

28/04/2014 19:12

Lorik Cana beson se Lazio mund të kualifikohet në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, futbollisti kosovar është i vetëdijshëm se për ta arritur një gjë të tillë, nuk është aspak e lehtë.

“Janë 9 pikë në dispozicion dhe i kemi dy ndeshje në shtëpi. Së pari e kemi përballjen direkte, më pas shkojmë në Milano”, deklaroi fillimisht Cana për Lazio Style Channel.

“Mendojmë qysh tash ta mposhtim Veronën. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, do ta bëjmë një hap të madh përpara”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, futbollisti gjakovar e ka lavdëruar edhe portierin prishtinas, Etrit Berisha, për pritjet që i bëri në ndeshjen e fundit ndaj Livornos.