Can cakton ditën e testeve mjekësore me klubin e ri

Emre Can do të transferohet në Serie A.

Sport

20/06/2018 07:27

Emre Can së shpejti do të jetë futbollist i ri i Juventusit.

Mesfushori është larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.

“Sky Sport” raporton se Can të enjten do të mbërrijë në Torino për të filluar testet mjekësore në J Medical me ekipin kampion nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

“Bianconerët” ishin në negociata me Can për një kohë të gjatë por më në fund mesfushori është pranë ardhjes në Torino. /Lajmi.net/