“Calciomercato” parashikon rezultatin e derbit, Napoli – Juventus

Portali i njohur italian ka këshilluar të gjithë ata që frekuentojnë bastoret, ta luajnë me tipin X.

Sport

01/12/2017 09:37

“Calciomercato” ka parashikuar rezultatin e derbit të madh që zhvillohet sonte në Serie A mes Napolit dhe Juventusit.

Portali i njohur italian ka këshilluar të gjithë ata që frekuentojnë bastoret, ta luajnë me tipin X, për barazim në sfidën në San Paolo.

Napoli dhe Juventus zhvillojnë takimin e tyre të parë gjatë këtij sezoni në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Vendasit janë në formë më të mirë por “Bianconerët” dëshirojnë të rikuperojnë pikë për ta ngushtuar disavantazhin ndaj liderit të renditjes në Serie A. /Lajmi.net/