Caktohet stadiumi që do të mirëpres finalen e Superkupës së Spanjës

Është caktuar stadiumi që do të mirëpres finalen e Superkupës së Spanjës.

Sport

22/07/2018 16:18

Ndeshja e Superkupës së Spanjë mes Barcelonës dhe Sevillas do të zhvillohet më 12 gusht me fillim nga ora 22:00.

Federata e Futbollit të Spanjës ka përzgjedhur stadiumin ‘Stade Ibn Batuta’ në qytetin Tangier për finalen e Superkupës së Spanjës.

‘Stade Ibn Batuta’ ka një kapacitet prej 45 mijë ulëseve, dhe është përuruar në vitin 2011./Lajmi.net/