Caktohen çiftet për çerekfinalet e Kupës FA, përballë dy kosovarë

Pasi është mësuar edhe çerekfinalisti i fundit, FA ka caktuar të gjitha çiftet që do të përballen në këtë fazë.

Sport

18/02/2019 22:48

Manchester United ishte skuadra e fundit që iu bashkua 7 skuadrave paraprake, për të kompletuar 8 skuadrat e fundit që kanë mbetur në këtë garë.

Pas tërheqjes së shortit, ajo që tërheq vëmendjen për futbolldashësit nga Kosova, është ndeshja Swansea – Manchester City, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje mund të kemi mundësinë që të shohim përballë njëri tjetrit dy reprezentuesit e Kosovës, Bersant Celina (Swansea) dhe Arijanet Muric (Man City).

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet e caktuara për fazën çerekfinale të Kupës FA. /Lajmi.net/

Swansea vs. Manchester City

Watford vs. Crystal Palace

Wolves vs. Manchester United

Millwall vs. Brighton