Cahill në rrezik para “Kampionatit botëror 2018”

Gary Cahill mund të mos ftohet për Botërorin 2018, pas formës së dobët me ekipin e Chelseat.

Sport

22/02/2018 11:51

Gary Cahill rrezikon të mbetet jashtë ekipit të Anglisë për Kampionatin botëror në Rusi.

“The Times” shkruan se mbrojtësi mund të mos ftohet për Botërorin 2018, pas formës së dobët me ekipin e Chelseat.

Cahill nuk ka shfaqur formë të mirë te “Blues”, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, kjo mund të sjellë mungesën e tij te skuadra e Anglisë për Botërorin në Rusi. /Lajmi.net/