Bylbyl Sokoli deklarohet pas sulmit

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli i kontaktuar nga Klan Kosova ka refuzuar të komentojë sulmin që i është bërë atij nga personat të panjohur duke thënë se nuk është rast që ia vlen të flasë për të.

Sport

06/10/2018 22:25

“ Lëreni, mos u merrni me të, nuk ia vlen”, ka deklaruar Sokoli.

Tekniku i llapjanëve rreth orës 20:30 është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.