Busquets: Ndeshja ndaj Realit, deçizive

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka rritur emocionet para El Classicos, duke thënë se përballja e skuadrës së tij kundër Real Madridit mund të jetë deçizive në garë për titullin e La Ligas.

Sport

02/03/2015 15:38

Busquetska pranuar se përballja e Barcelonës kundër Real Madridit mund të jetë deçizive sa i përket garës për titullin e La Ligas.

“Janë edhe disa ndeshje para përballjes me Real Madridin, por të shpresojmë se ajo do të jetë deçizive për neve”, tha Busquets.

“Sidoqoftë, shumë gjëra varen në atë se çfarë do të ndodhë para këtij takimi”.

“Ne e dimë se duhet të fitojmë secilën ndeshje. Të jesh dy pikë prapa nuk do të thotë asgjë, sepse ne mendojmë të fitojmë secilën përballje”, përfundoi Busquets.