Busquets gëzon tifozët e Barcelonës

Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Romën.

Sport

02/04/2018 18:14

Mesfushori Sergio Busquets, pritet të jetë i gatshëm për skuadrën spanjolle për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Romës.

29 vjeçari u lëndua në ndeshjen kthyese ndaj Chelsea, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi 3:0 me dy gola të Lionel Messit dhe një gol të Dembele.

Barcelona ndeshjen e parë çerekfinale kundër Romës e zhvillon më 4 prill në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/