Burri plagos me thikë dy dashnorët e gruas

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin SH.A. nga fshati Skudrinjë i kësaj komune, për shkak se mbrëmë me thikë i ka lënduar dy dashnorët e gruas së tij.

Lajme

31/05/2016 15:05

Në njoftimin e policisë thuhet se të lënduar janë A.A.(46) dhe E.I.(26), të dy nga fshati i njëjtë, transmeton TetovaSot. Ata janë bartur në spital, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Sulmuesi prej sot në mëngjes është në paraburgim.