Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave prioritet i Ministrisë, 15 milionë euro nga Gjermania për Prishtinën
Menaxhimi i mbeturinave mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit Kështu është shprehur Fitore Pacoli pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Gjermanisë, KfË-së dhe KMDK-së. Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar për sfidat e sektorit të mbeturinave dhe hapat drejt modernizimit të tij. Njoftimi i plotë:…
Lajme
Menaxhimi i mbeturinave mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit
Kështu është shprehur Fitore Pacoli pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Gjermanisë, KfË-së dhe KMDK-së.
Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar për sfidat e sektorit të mbeturinave dhe hapat drejt modernizimit të tij.
Njoftimi i plotë:
Në takim me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Gjermanisë, KfË-së dhe KMDK-së, diskutuam për sfidat e sektorit të mbeturinave dhe hapat drejt modernizimit të tij.
Gjermania mbetet partneri ynë strategjik në tranzicionin e gjelbër. Diskutuam për mbështetjen prej 15 milionë eurosh për qendrën moderne të menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave për rajonin e Prishtinës, si dhe për reformimin e sektorit dhe përafrimin me standardet evropiane.
Prioritet mbetet zgjidhja e problemit të deponisë së Prishtinës. Paralelisht, po punojmë në ligjin e ri për mbeturinat, fuqizimin e KMDK-së dhe eliminimin e deponive ilegale, për të cilat kemi ndarë 1 milion euro.