Drejtoria e Arsimit në Prishtinë arrin marrëveshje me punëtorët grevistë, pritet të rifillojë pastrimi i shkollave
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve teknikë që kanë qenë në grevë, ndërsa rikthimi i tyre në punë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe prindërve, Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se veprimet e nevojshme administrative janë ndërmarrë…
Lajme
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve teknikë që kanë qenë në grevë, ndërsa rikthimi i tyre në punë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe prindërve, Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se veprimet e nevojshme administrative janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar të enjten, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën, raporton lajmi.net
Ndërkohë, deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohet nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.
Komunikatë e plotë:
Kryeqyteti ka arritur sot marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve grevistë, ndërsa puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.
Veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë. Pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.
Drejtoria e Arsimit do të koordinojë dhe mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave, për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Shqetësimet tuaja për higjienën në shkolla janë edhe shqetësimet tona. Shëndeti dhe siguria e fëmijëve mbeten prioriteti ynë. Presim që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në tejkalimin e kësaj situate./Lajmi.net/