Trump mohon se do ta shkarkoj Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth: Nuk kam ndërmend ta largoj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta largojë nga detyra, pavarësisht raportimeve se po shqyrtonte mundësinë e zëvendësimit të tij. Përmes një postimi në platformën X, Trump u shpreh se dëshiron që Hegseth të vazhdojë në këtë pozitë. “Kam çdo qëllim ta…

Bota

05/11/2026 19:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta largojë nga detyra, pavarësisht raportimeve se po shqyrtonte mundësinë e zëvendësimit të tij.

Përmes një postimi në platformën X, Trump u shpreh se dëshiron që Hegseth të vazhdojë në këtë pozitë.

“Kam çdo qëllim ta mbaj atë”, ka deklaruar presidenti amerikan, duke shtuar se është i befasuar nga presioni që po merr lidhur me të.

“Po marr këto telefonata për të. Nuk e kuptoj pse”, citohet të ketë thënë Trump.

Deklaratat e tij vijnë pas raportimit të CBS News, i cili, duke u thirrur në disa burime, bëri të ditur se Trump kishte nisur të konsultohej me këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të vazhdonte të mbante postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ia atribuoi luftës me Iranin humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke e lidhur rezultatin e dobët të partisë me pasojat e përfshirjes ushtarake të SHBA-së.