A do të shtyhen ndeshjet e La Ligës? Ky është vendimi i fundit që vjen nga Spanja
Futbolli spanjoll do të vazhdojë aktivitetin këtë fundjavë, pasi La Liga ka vendosur të mos i shtyjë ndeshjet e kategorive kryesore, pavarësisht kërkesës së Sindikatës së Futbollistëve në Spanjë (AFE). AFE kishte kërkuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike gjatë kësaj jave, pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel, i cili ndërroi…
Sport
Futbolli spanjoll do të vazhdojë aktivitetin këtë fundjavë, pasi La Liga ka vendosur të mos i shtyjë ndeshjet e kategorive kryesore, pavarësisht kërkesës së Sindikatës së Futbollistëve në Spanjë (AFE).
AFE kishte kërkuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike gjatë kësaj jave, pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel, i cili ndërroi jetë pas një goditjeje të rëndë të marrë në ndeshjen ndaj FC Andorra..
Sindikata kishte insistuar se futbolli duhet të ndalet në momente të tilla, duke kërkuar nga UEFA, La Liga, Liga F dhe Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shtyrjen e të gjitha ndeshjeve.
Megjithatë, kërkesa nuk u miratua plotësisht. Si pasojë e kësaj tragjedie, janë shtyrë vetëm tri ndeshje të La Liga 2: Granada – Tenerife, Andorra – Mallorca dhe Castellón – Eibar.
Në ndërkohë, në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen këtë fundjavë do të organizohen homazhe në kujtim të futbollistit 30-vjeçar.
Lojtarët titullarë do të dalin në fushë me fanella speciale, me numrin 9 dhe mbishkrimin “Gjithmonë në kujtimet tona”. Gjithashtu, do të mbahet një minutë heshtje, ndërsa kapitenët do të vendosin një kurorë me lule në nderim të futbollistit.
Homazhet do të përmbyllen me duartrokitje nga futbollistët dhe tifozët në stadiume.