Bunjaku zbardh listën e Kosovës

Albert Bunjaku e ka zbardhur listën e Përfaqësueses së Kosovës të hënën. Ekipit kosovar do t’i bashkohen Debatik Curri e Mehmet Hetemaj, ndërsa vërehen edhe mungesa.

Sport

19/05/2014 12:28

Më në fund, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e majit, më 21 ndaj Turqisë në Mitrovicë dhe më 25 ndaj Senegalit në Gjenevë.

Debatik Curri dhe Mehmet Hetemaj janë prurjet më të bujshme, ndërsa vërehet mungesa e disa futbollistëve që luajtën në ndeshje me Haitin, në muajin mars.

Lista e Kosovës

Samir Ujkani (Palermo), Kushtrim Mushica (Prishtina), Julian Bibleka (Eintracht Frankfurt), Lum Rexhepi (Honka), Shkodran Metaj (Emmen), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Perdedaj (Energie Cottbus), Debatik Curri (Sevastopol), Bajram Jashanica (Besa ), Anel Rashkaj (Sandnes), Enis Alushi (Kaiserslautern), Liridon Krasniqi (Ankaraspor), Faton Toski (Frankfurt), Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt), Mentor Zhdrella (Drita), Mehmet Hetemaj (Honka), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Yll Hoxha (Kukësi), Imran Bunjaku (Grasshopper), Albert Bunjaku (Kaiserslautern), Albion Avdijaj (Grasshopper), Alban Bunjaku (Sevilla), Dardan Rexhepi (BP),