Bunjaku relaksohet para përballjes me Turqinë

Albert Bunjaku e ka gjetur një mënyrë të mirë për t’u relaksuar, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që do të zhvillohet të mërkurën. Përzgjedhësi i Përfaqësueses e ka postuar një fotografi, ku shihet duke u çlodhur në ballkonin e hotelit.

Sport

21/05/2014 12:55

Përzgjedhësi Albert Bunjaku është nën ethe, para ndeshjes miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë, që do të zhvillohet pas disa orësh.

Dhe, trajneri kosovar e ka zgjedhur një mënyrë ideale për t’u relaksuar dhe për ta çuar mendjen diku tjetër, të paktën përkohësisht.

Ai e ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e lexuar një libër, në ballkonin e hotelit Emerald, aty ku është i vendosur kontingjenti i Përfaqësueses.

“Pake kohe per vete para udhetimit per Mitrovice!”, ka shkruar ish ndihmës trajneri i Kalmarit, i cili është njëkohësisht selektor i Kosovës në pesë vjetët e fundit.