Bunjaku me deklaratë të papritur për shortin e Trepçës ’89 dhe Prishtinës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, e ka komentuar shortin e Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës.

Sport

19/06/2017 15:08

Ato i mësuan sot emrat e kundërshtarëve të fazës së parë preliminare të Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues, shkruan zeri.info.

“Trepçës ’89 dhe Prishtinës nuk duhet t’u bëhet presion, por duhet t’u jepet kohë sepse është hera e parë që dalin në Evropë, për çka jam i gëzuar shumë”.

“Trepça ’89 e ka shumë më të lehtë sesa Prishtina sepse luan me ekipin e njërit prej vendeve të fundit në ranglistën e futbollit, kështu që 89-shi do të duhej ta kalonte grupin”, shprehet fillimisht Bunjaki.

“Kurse, FC Prishtina e ka shumë më vështirë sepse do ta ketë kundër një ish-kampion suedez, i cili ishte edhe dominues në Suedi, por tani ka nisur të ndryshojë në përbërjen e lojtarëve dhe normal se ndryshon”.

“Loja e parë do të jetë vendimtare. Nëse Prishtina nxjerr ndonjë rezultat pozitiv, atëherë ka gjasa të befasojë në lojën e kthimit. Por, nëse ndodh e kundërta, do ta ketë tepër problem. Loja e parë vendos shumëçka”, përfundoi Bunjaki.