Bunjaku: Kosova do të shkojë përpara

Albert Bunjaku thotë se Kosova do të shkojë përpara, përkundër rezultateve jo fort të favorshme në tri ndeshjet e para miqësore. Sulmuesi kosovar realizoi gola në dy ndeshjet e fundit.

Sport

25/05/2014 22:40

Albert Bunjaku është i bindur se Përfaqësuesja e Kosovës ka të ardhme të ndritshme, përkundër faktit se dështoi ta gjente fitoren në tri ndeshjet e para, pasi e mori lejen nga FIFA.

Sulmuesi i Kaiserslauternit e shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3:1 nga Senegali, ndërsa kishte shënuar edhe në humbjen 6:1 nga Turqia.

“Kualiteti ynë ishte pak më i mirë sesa ai në ndeshjen me Turqinë. Kemi udhëhequr 1:0, por ai goli para pauzës na prishi lojën. Humbëm përsëri, duhet të shikojmë përpara, jemi ende në fillim. Ma merr mendja që do të jemi më komplet ndaj Panamasë dhe Kanadasë dhe do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv. Duhet të përgatitemi mirë”, deklaroi Bunjaku.