Bugatti Veyron Super Sport do të shfaqet në Hong Kong

Bugatti ka një tendencë për të krijuar edicionin special të modelit Veyron, një model ky që goditi tregjet e veturave për vite me radhë. 

Auto & Tek

29/04/2014 13:57

Këtë herë vendi ku do të shfaqet vetura është Hong Kong-u, i cili sapo ka marrur modelin e parë të quajtur Super Sport.

I quajtur Veyron Super Sport Merveilleux, vetura vjen me një pamje të ndryshuar, me një trup të zhveshur me fibra sportive të karbonit dhe me thekse të veçanta të ngjyrës së kaltërt mbi çati dhe mbi kapak, si dhe një pamje të shëndritshme në brendësinë e veturës me ngjyrë të kaltërt gjithashtu.

Fotografi Ron Alder, ka bërë disa fotografi të këtij modeli të mrekullueshëm, të cilat mund t\’i shihni në galeri.