Buffon: Nuk dua të përballem me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve

Gianluigi Buffon ka deklaruar se nuk do të dëshironte një përballje me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/10/2018 11:43

Portieri italian këtë verë u largua nga Juventusi pas 17 viteve qëndrim, duke kaluar në Francë te PSG.

Gjatë një interviste dhënë së fundi, Buffon ka folur për sezonin e parë te PSG, gjendjen në skuadër dhe synimet.

Ai ka thënë se do të preferonte të evitonte një përballje me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve.

“Skuadra e vetme që nuk do të doja të përballsha në finale të Ligës së Kampionëve është Juventusi”, ka deklaruar Buffon.

40 vjeçari Buffon ka qenë shumë i pafat, duke humbur tri finale të Ligës së Kampionëve në fanellën e Juventusit./Lajmi.net/