Buffon me mesazh emocionues pas pensionimit të Bolt

Atleti që llogaritet nga shumëkush si më i miri i të gjitha kohërave, Usain Bolt, do të pensionohet pas Kampionatit Botëror të Atletikës që po mbahet në Londër.

Sport

07/08/2017 14:00

Bolt humbi garën në 100 metra vrapim nga Justin Gatlin këtë të shtune dhe kështu i dha fund një karriere të stërmbushur me medalje të arta dhe rekorde nga  Olimpiada, Kampionati Botëror dhe mitingjet e vrapimit.

Garën e fundit ai do ta zhvillojë më 10 gusht në 200 metra vrapim, gjithmonë në rast se arrin të kualifikohet në finale.

Mungesën e Bolt do ta ndjejë edhe Gianluigi Buffon. Portieri legjendar italian ka shkruar një mesazh emocionues për njeriun që ishte kampion në 100 metra në 10 vitet e fundit.

“Çdo histori ka fundi. Dhe kur fillimi është i jashtëzakonshëm, fundi do të kujtohet gjithmonë. Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave, rrufeja e atletikës do të pensionohet. Dhe akoma i jashtëzakonshëm. Siç ka qenë gjatë gjithë karrierës. Por në jetën tuaj, ju kurrë nuk do të ndaloni së vrapuari. Ju vetëm do ta bëni në një rrugë tjetër. Vazhdoni të vraponi rrufeja Bolt. Derisa bota akoma tenton t’iu arrijë”, ka shkruar Buffon./Lajmi.net/