Buffon me deklaratë shokuese rreth të ardhmes së tij

Gianluigi Buffon ka bërë një deklaratë të papritur.

Sport

31/12/2018 10:34

Gianluigi Buffon ka thënë se ai nuk do të rikthehet te Italia.

Portieri italian ka zbuluar se ai ka biseduar me Roberto Mancinin, ku i ka bërë me dije se nuk kanë nevojë për të.

“Unë fola me Mancio, ata nuk kanë nevojë për mua,” tha Buffon për Corriere della Sera, përcjell “lajmi.net”.

“Mancini e di rrugën e duhur që duhet marrë, nuk e di për Presidentin e FIGC. Unë jam i kënaqur që Chiello [Giorgio Chiellini] ka trashëguar shiritin e kapitenit me Italinë dhe Juventusin, sepse ai është një njeri dhe lojtar që e meriton atë lloj përgjegjësie.

“Gigio [Donnarumma] është një simbol i qëndrueshmërisë dhe mirësisë së projektit që ka për qëllim përgatitjen e lojtarëve më të rinj për turneun e ardhshëm.

“Unë gjithashtu mendoj, nëse ata do të fillojnë të luajnë, se [Mattia] Perin, [Alessio] Cragno dhe [Salvatore] Sirigu do të japin garanci absolute.”, ka shtuar më tej legjenda italiane dhe portieri i PSG-së. /Lajmi.net/