Bravo: Reali do të dështojë

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo është mëse i bindur se rivalët e skuadrës së tij, Real Madridi, do të lëshojnë pikë gjatë këtij sezoni.

Sport

04/01/2015 10:57

Bravo është mëse i bindur se Real Madridi do të dështojë në disa takime gjatë këtij sezoni, teksa kjo gjë do të ndodhë herët apo vonë.

“Ne e kemi shumë të qartë se nuk guxojmë të gabojmë më. Jemi shumë të vetëdijshëm për këtë gjë. Sidoqoftë, deri në fund ka shumë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”.

“Jam mëse i sigurt se Real Madridi do të dështojë, herët apo vonë, pasi edhe ata janë skuadër që i kanë pikat e dobëta. E rëndësishmja është që të mos gabojmë ne”, përfundoi portieri i Barcelonës.