Bravo paguhej në të “zezën”

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo është në qendër të vëmendjes.

Sport

24/05/2016 11:53

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo është shndërruar në lajm të madh në Spanjë pas dyshimeve se gjatë kohës sa ishte anëtar i Real Sociedadit ishte paguar në të “zezën”.

“Extraconfidencial” ka bërë të ditur se Bravo nuk ishte rast i izoluar pasi gjatë asaj periudhe Real Sociedad kishte edhe anëtarë të tjerë të cilët nuk paguheshin nëpërmjet llogarisë bankare, përcjell “Lajmi.net”.

Bravo tani është portier i Barcelonës, skuadër me të cilën paraqitet në ndeshjet e La Ligës.