Botërori i basketbollit: Amerika në finale

Amerika ka arritur të kualifikohet për në finale të Kampionatit Botëror në basketboll, pasi ka shënuar fitore bindëse kundër Lituanisë me rezultat 96-68.

Sport

11/09/2014 23:58

Amerikanët ishin dukshëm më të fortë se lituanezët gjatë gjithë takimit, duke mos lënë vend për ndonjë befasi.

Çereku i parë i këtij takimi përfudoi me epërsi të amerikanëve, 21-16. Çereku i dytë rezultoi të jetë fitues përsëri për skuadrën e Amerikës, 22-19, duke e mbyllur kështu pjesën e parë të këtij takimi me epërsi 43-35.

Me të filluar çereku i tretë i takimit, amerikanët shpërthyen duke shënuar pikë të njëpasnjëshme dhe duke e fituar atë me rezultat 33-14.

Edhe në çerekun e fundit të takimit, skuadra e Amerikës ishte më fortë duke triumfuar 20-19 dhe duke vulosur fitoren bindëse me rezultat të përgjithshëm 96-68.

Lojtari më efikas i këtij takimi ishte amerikani, K.Irving i cili ka shënuar plotë 18 pikë duke arritur të bëj gjithashtu dhe katër asistime.

Në skuadrën e Lituanisë, Kuzminskas dhe Valanciunas ishin lojtarët më efikas të cilët shënuan nga 15 pikë.

Amerika në finale të Botërorit i cili zhvillohet në Spanjë, do të ndeshet me fituesin e takimit Francë-Serbi.