Bonucci nënshkruan me klubin e madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Leonardo Bonucci është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Juventus deri më 2021.

Merkato

23/08/2016 08:48

Leonardo Bonucci – Juventus, vazhdojnë së bashku.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se qendërmbrojtësi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me “Bianconerët”, deri më 2021, përcjell “Lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, ai do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon.

Kurse, Bonucci gjatë këtij afati kalimtar të verës kërkohej nga Manchester City që i ofroi 8 milionë euro në vit.

Por, ai refuzoi ekipin e Pep Guardiolës për të mbetur në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.