Bonucci – Man Utd, lajmi i fundit nga Anglia

Bonucci i thotë lamtumirë Milanit.

Sport

15/07/2018 13:03

Leonardo Bonucci mund të transferohet në Premierligë.

Sipas “Daily and Sunday Express”, Manchester United ka shprehur interesim për italianin, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas një sezoni dëshpërues me Milanin, ish-futbollisti i Juventusit mund t’i bashkohet Jose Mourinhos për 30 milionë funte.

Mourinho kërkon të forcojë mbrojtjen, pasi që ajo ka lënë shumë për të dëshiruar në edicionin e kaluar.

Pos Bonuccit, Milani do t’i shesë edhe disa lojtarë tjerë. /Lajmi.net/