“Bombardon” Ronaldo: Nuk kthehem më te Real Madridi

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet më te Real Madridi dhe në Spanjë.

Sport

16/06/2017 21:10

Portugezi ka vendosur t’i jap fund aventurës në ‘Santiago Bernabeu’, pas problemeve që i janë shfaqur me ligjin në Spanjë, ku po akuzohet për mos pagimin e taksave.

Lajmin për largim, Ronaldo tashmë ua ka bërë të ditur bashkëlojtarëve te Portugalia, me të cilët ndodhet në Rusi për Kupën e Konfederatave.

“Po largohem nga Madridi, është vendimtare. Nuk ka kthim prapa”, mësohet tu ketë thënë bashkëlojtarëve në Rusi.

Ishte gazeta A Bola që e zbuloi e para lajmin që Cristiano do të largohet nga Spanja./Lajmi.net/