Boksieri shqiptar, pozitiv për doping

Sportisti i parë me doping në Baku 2015 është një shqiptar, boksieri Rexhildo Zeneli që ka rezultuar pozitiv në testet.

Sport

18/06/2015 11:11

Dopingu njollos sërish sportin shqiptar dhe në Baku 2015.

Sportisti i parë pozitiv i Baku 2015 është një shqiptar, boksieri Rexhildo Zeneli që ka rezultuar pozitiv në testet e antidopingut siç bën të ditur gjermania Spiegel duke ju referuar Agjensisë Evropiane  të Antidopingut.

Zeneli ka rezultuar pozitiv ndaj substancës Furosemide, e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e problemeve kardiake, shkruan “Gazeta Olle”.

19-vjeçari duhej të ngjitej në ring këtë të Premte për t’u ndeshur me bjellorusin Dzmitry Asanau në peshën e gjelit, por pas konstatimit pozitiv ai është përjashtuar menjëherë nga Lojërat.

Pozitiviteti i Zenelit vjen në një moment jo të mirë, pasi gjatë dhjetorit 3 peshëngritës shqiptarë rezultuan pozitiv në Botërorin e kësaj disipline, ndërkohë që deri tani në Baku paraqitjet e Shqipërisë kanë qenë zhgënjyese në Baku duke qenë një prej vendeve të pakta, që ende nuk ka arritur të fitojë një medalje.