Boateng zgjedh ekipin për sezonin e ri

Kevin-Prince Boateng nuk planifikon të largohet nga Eintracht Frankfurt.

Sport

09/05/2018 10:18

Kevin-Prince Boateng konsiderohet dhurata e drejtuesve të Real Betis për tifozët për kualifikimin në Europa League.

Por ky operacion nuk do të realizohet dhe është agjenti i ganezit që e konfirmon.

Edoardo Crnjar e pranoi se ka biseduar me klubin spanjoll për një transferim në verë por si duket palët nuk arritën një akord ekonomik dhe sipas tij 31-vjeçari do të qëndrojë në Bundesligë ku ka edhe 2 vite të tjera kontratë me Eintracht Frankfurt.