Boateng: Ky do të jetë numri i golave që do t’i shënojë Ronaldo në Serie A

Kevin Prince Boateng ka folur për Cristiano Ronaldon në Juventus.

Sport

15/09/2018 08:10

Kevin Prince Boateng ka parashikuar sezon pozitiv për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Sassuolos beson se portugezi prapë do të shënojë numër të madh të golave në Serie A edhe pse është ende në kërkim të golit të parë pas tri xhirosh.

“CR7? Duhet vetëm të zhbllokohet e pastaj do t’i shënojë 30 golat e zakonshëm”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Por, shpresoj të mos e fillojë kundër nesh. Kundër Juventusit duhet të zhvillojmë ndeshje perfekte dhe të shpresojmë që ata të mos jenë në ditën e tyre”, theksoi Boateng. /Lajmi.net/