BMW M6 dhe BMW 650i tërheqin vëmendjen më të madhe në Detroit

Nuk ka ndryshime të mëdha në këto dy modele, por ato tërhoqën vëmendjen më të madhe në shfaqjen e veturave në Detroit.

Auto & Tek

16/01/2015 18:01

BMW ka arritur në Detroit me dy modelet e saj – BMW M6 dhe BMW 650i. Veturat ishin rifreskuar sa i përket stilit të tyre, të cilat kishin marrë një mbrojtës të ri përpara, drita të reja LED, grilë modeste, dizajn të ri të rrotave dhe një parakolp mbrapa.

Ndryshimet më të mëdha ndodhen brenda veturave, ku dy opsione të lëkurës tani janë të gatshme dhe me kualitet të lartë, transmeton Lajmi.net.

Përmirësimet e bëra në motorin 4.4-litërsh turbo-binjak V8  të 650i kanë bërë që koha e arritjes së shpejtësisë prej 96kmh të shkurtohet në 4.6 sekonda.

Modeli BMW M6 ka mbetur i njëjtë, me vetëm disa ndryshime në peshë dhe në timon.