Blerand Hasanaj pas 12 vjetësh thyen rekordin në automobilizëm

Rekordin e shtegut të Prevallës në automobilizëm për plot 12 vjet e ka mbajtur Ernest Daka, të cilin e kishte arritur në vitin 2004 me BMW STW.

Sport

07/05/2016 23:10

Para 12 vjetësh, Daka kishte kohën prej 1.33.87 minuta. Mirëpo, që nga e shtuna, ky rekord ka kaluar në pronësi të anëtarit të Klubit DTM, Blerand Hasanaj me kohën 1.33.158 minuta

Shtegu i Prevallës është ndër shtigjet më atraktive në të cilat mbahen garat e automobilizmit kosovar. Rekordin e këtij shtegu për plot 12 vjet e ka mbajtur Ernest Daka, të cilin e kishte arritur në vitin 2004 me BMË STË. Para 12 vjetësh,  Daka kishte kohën prej 1.33.87 minuta.

mirëpo, që nga e shtuna, ky rekord ka kaluar në pronësi të anëtarit të Klubit DTM, Blerand Hasanaj, i cili me Kadetin e tij (prodhim i vitit 1989), distancën prej 2.85 kilometrave e kaloi për kohën 1.33.158 minuta.

“Sinqerisht nuk e kam pritur, e as që e kam menduar këtë sukses. Vetura ime është mjaft e vjetër, nuk është shumë stabile dhe nuk kam investuar shumë në të. Sigurisht që në çdo garë hyj me qëllimin për të shënuar rezultat sa më të mirë, por nuk e kisha menduar rekordin. Natyrisht që ndihem shumë mirë, aq më tepër që ky rezultat u arrit në një konkurrencë mjaft të fortë“, ka thënë Hasanaj pas suksesit të arritur të shtunën.

Kapiteni i FSK-së nuk do të jetë pjesë e kampionatit në vazhdim, pasi do të jetë pjesë e një trajnimi shtatë-mujor në SHBA. “Më vjen keq që nuk do të garoj edhe në vazhdim të kampionatit, por puna në FSK është prioritet. Për shtatë muaj do të jem në SHBA në një trajnim të rëndësishëm për mua, por edhe për FSK-në në përgjithësi”, ka shtuar Hasanaj, i cili beson se edhe të dielën do të ketë rezultat të mirë./Lajmi.net