“Betting Expert”: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Kosovë – Islandë (FOTO)

Faqja “Betting Expert” pret që Kosova të mposhtet nga Islanda në ndeshjen e sotme kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”

Sport

24/03/2017 13:14

“Betting Expert” nuk beson se Kosova do të nxjerrë pikë në duelin ndaj Islandës në Shkodër.

Faqja e parashikimeve pret që Islanda të fitojë ndaj Kosovës, sonte në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Rezultati do të jetë 1:0 ose 2:0 në favor të Islandës”, shkruan “Betting Expert”, përcjell “lajmi.net”.

“Edhe pse Kosova është vendase, Islanda do ta diktojë lojën dhe do të krijojë më tepër raste për shënim”, shkruan ajo. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6