Berlusconi sulmon Balotellin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është i pakënaqur me tërheqjen prapa në fushë të sulmuesit Mario Balotelli dhe thotë se ylli italian aktualisht “nuk di të shënojë gola”.

Sport

13/05/2014 10:13

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi mendon se Mario Balotelli duhet të punojë rreth pozicionimit të tij duke theksuar se sulmuesi aktualisht “nuk di të shënojë gola”.

23-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Rossonerëve në Serie A këtë sezon me 14 gola në 29 paraqitje.

Mirëpo, Berlusconi beson se Balotelli nuk duhet të kthehet më prapa, por të sulmojë me potencialin e “jashtëzakonshëm” të qendërsulmuesit.

“Do të më pëlqente të pyesja Balotellin nëse ai dëshiron të fitojë. Ai do të thoshte po e pastaj do ta këshilloja që të qëndrojë më pranë portës”, deklaroi kreu i Milanit për Telelombardia.

“Balotelli nuk mund të luajë kështu. Ai duhet të mësojë të shënojë gola. Do të më pëlqente t’i thosha se duhet të jetë më afër golit nëse dëshiron të godet drejt golit. Pse ai është në mesfushë gjithë kohën? Balotelli ka potencial të jashtëzakonshëm. Ai nuk është qendërsulmues në mendimin tonë, andaj ai duhet të mësohet të luajë atë rol”, përfundoi Berlusconi.