Berlusconi ndërhyn ne formacionin e Milanit

Silvio Berlusconi, i ka dhënë disa sygjerime trajnerit Sinisa Mihajlovic, lidhur me vendosjen e formacionit në fushë për ndeshjet e radhës.

Sport

14/09/2015 21:40

Berlusconi ka kërkuar nga Mihajlovic që të luajë me tre sulmues.

“Kam folur me Mihajlovicin lidhur me mundësinë për të luajtur me tre sulmues. Ai do të vendos në fund”, ka thënë presidenti i Milanit.

“E kam përgëzuar Mihajlovicin për paraqitjen që ekipi e bëri në derbi. Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë”.

“Interi luajti mirë, por edhe Milan gjithashtu. Të gjithë lojtarët tanë luajtën mirë. Balotelli në veçanti”.