Berlusconi: Mundësia e fundit për Balotellin

Silvio Berlusconi, e ka lavdëruar paraqitjen e Balotellit ndaj Inter dhe ka thënë se italiani e ka shansin e fundit, që t’i fshijë kujtimet e këqija që njerëzit kanë për të.

Sport

14/09/2015 22:35

Berlusconi ka deklaruar se Milan ia ka dhënë ‘Balos’ mundësinë për t’u bërë kampion përsëri.

“Kam patur një bisedë të gjatë me Balotellin ku i kam treguar që ne ia kemi dhënë mundësinë që të bëhet kampion përsëri”, ka thënë presidenti i klubit të Milanos.

“Është shansi i fundit për Balotellin. Ai tani e ka mundësinë që t’i fshijë kujtimet e këqija që njerëzit i kanë për të.