Berisha e Del Piero kundër Juventusit

Sulmuesi kosovar Besart Berisha, i shoqëruar nga Alessandro Del Piero kanë marrë pjesë në një darkë të përbashkët me disa futbollistë të Juventusit, para duelit të tyre miqësor të dielën.

Sport

08/08/2014 19:10

Të dielën në ANZ Stadium të Sydneyt, Besart Berisha dhe Alessandro Del Piero do të udhëheqin sulmin e skuadrës së A-League All Stars në ndeshjen miqësore kundër Juventusit.

Për Del Pieron do të jetë hera e parë që takohet me Bianconerët, si kundërshtar.

Kurse, edhe për sulmuesin kosovar do të jetë një mundësi e veçantë, siç ka pranuar edhe ai që “dua t’i shënoj gol një legjende si Gianluigi Buffon”.

Berisha, krah për krah me Del Pieron, morën pjesë në një darjë, ku prezent ishin edhe disa prej yjeve të Juventusit si Leonardo Bonucci, Patrice Evra, Fernando Llorente, Claudio Marchisio, Andrea Pirlo e trajneri Massimiliano Allegri, para duelit të tyre të dielën.