Benzema vazhdon me Realin

Karim Benzema do ta vazhdojë karrierën në Real Madrid. Futbollisti francez pritet ta nënshkruajë kontratën e re me Los Blancos, e cila do të zgjasë deri në vitin 2018.

Sport

31/07/2014 21:16

Edhe pse ka përfunduar në shënjestër të Liverpoolit e Arsenalit, Karim Benzema nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

Sulmuesi francez ka vendosur të qëndrojë për një periudhë afatgjate në Santiago Bernabeu.

Këtë fakt e vërteton lajmi më i ri, i cili, sipas të së përditshmes spanjolle ‘El Confidencial’, e sheh përfaqësuesin francez duke e vazhduar kontratën deri në vitin 2018.

Ish futbollisti i Olympique Lyonit me këtë rast pritet të paguhet 7 milionë euro në vit. Benzema pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti dhe ai e pati një sezon pozitiv me trajnerin italian.