Benzema tejkalon rekordin e ‘zi’

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema tashmë ka tejkaluar rekordin e tij të tmerrshëm në La Ligë, pasi arriti të shënojë golin e parë pas plotë 479 minutave.

Sport

24/01/2015 16:43

Benzema shënoi gol në takimin që po zhvillohet kundër Cordobas, i cili momentalisht është me rezultat të barabartë, 1-1.

Ai kështu ka thyer rekordin e tij të tmerrshëm në ligën spanjolle, pasi shënoi golin e parë pas plotë 479 minutave lojë.

Goli i tij i fundit që u shënuar në La Liga ishte më 29 nëntor të vitit 2014 kundër skuadrës së Malagës.