Benitez e tregon arsyen e dështimit të Realit të Ancelottit

Rafael Benitez e ka treguar arsyen e dështimit të Real Madridit vitin e kaluar, nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Sport

01/11/2015 08:20

Sipas spanjollit Casemiro ishte mungesë e madhe në formacionin e ‘Los Blancos’, stinorin e shkuar, dhe me rikthimin e tij i është kthyer ekuilibri skuadrës.

“E kam përcjell Real Madridin edicionin e kaluar dhe kam parë që Casemiro ishte lojtari i cili u mungonte në mesfushë. Pikërisht për këtë unë e riktheva në Santiago Bernabeu. Casemiro na jep shumë ekuilibër. Ai bëri një tjetër paraqitje të mirë ndaj Las Palmas”, ka deklaruar Benitez.

Real Madridi nuk di për humbje në këtë edicion si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.