Benitez e do Moratan te Reali

Skuadra e Real Madridit e dëshiron rikthimin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Sport

02/08/2015 13:34

Los Blancos lejuan largimin e Moratas për 22 milionë euro drejt Juventusit, por tani Rafa Benitez e dëshiron rikthimin e tij.

Reali duhet të paguaj 30 deri në 35 milionë euro për ish talentin e tyre, pasi forma e lojtarit te Zonja e Vjetër ka qenë e mrekullueshme.

Megjithatë të hollat nuk paraqesin problem për Real Madridin që mund ta shesë Karim Benzeman te Arsenal për 50 milionë euro.