Bellewit i mjaftuan pesë raunde për ta mposhtur përsëri Hayen

Tony Bellew e ka fituar edhe luftën e dytë ndaj ish kampionit të botës, David Haye.

Sport

06/05/2018 00:07

‘O2 Arena’ në Londër ka dhuruar një tjetër natë të emocionale për sportin e boksit.

Është Tony Bellew që ka arritur të mund sërish 37 vjeçarin David Haye, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë meçin në raundin e pestë.

Bellew ishte afër fitores edhe në raundin e tretë, kur uli në tokë dy herë Hayen, por ky i fundit ia doli të ngrihet për të vazhduar meçin.

Raundi i pestë, doli të jetë fatal për Haye, që nuk arriti të përballonte goditjet e Bellew, gjë që shtyri gjyqtarin të reagojë për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Për Bellew, kjo ishte fitorja e 33 në karrierë, ndërsa për Haye ishte humbja e katërt.

Kujtojmë se këta dy boksierë janë takuar edhe në mars të vitit 2017, meç i cili po ashtu ishte fituar nga Bellew./Lajmi.net/