Bellerin – Barcelona, lajm i madh nga Wenger

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar spekulimet se mbrojtësi Hector Bellerin do të transferohet në Barcelonë.

Merkato

16/03/2017 11:21

Arsene Wenger ka mohuar spekulimet se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin do të transferohet në Barcelonë.

Bellerin kërkohet nga gjiganti katalan. Por, Wenger nuk pret largimin e tij nga Emirates Stadium.

“Ai sapo ka nënshkruar kontratë të re dhe ka edhe shumë vjet në kontratën e tij”, deklaroi francezi në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Është komplet një zbulim. Njerëzit marrin informacione pa i kontrolluar fare, lajm i rremë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6