Belgjika përdor ushtrinë për ndeshjen ndaj Spanjës

Sulmet terroriste në Paris, i kanë shtyrë shumë shtete që ta rrisin nivelin e  sigurisë nëpër stadiume.

Sport

15/11/2015 11:21

Belgjika është duke e menduar vendosjen e ushtrisë para stadiumit në të cilin do të luajnë ndaj Spanjës, transmeton Goal.

Policia në Belgjikë ndaloi tre persona të dyshuar për lidhje me sulmet terroriste në Paris, duke e rritur nivelin e kërcënimit nga sulmet terroriste nga dy në tre.

Kjo nënkupton që do të ketë rritje të sigurisë përpara stadiumit Stade Roi Baudouin, për ndeshjen mes Belgjikës dhe Spanjës.